Ajo ka disa ditë që po qëndron në Prishtinë.
Dafina Zeqiri, e cila ka marrë tashmë famë edhe jashtë trojeve shqiptare, po shijon ditët e verës në Kosovë.
Ndërkaq, ajo është mjaft aktive edhe në rrjetin social Instagram, aty ku ndanë me afro 900 mijë ndjekësit e saj momente nga koncertet dhe pushimet e saj. Sot Dafina vjen me një pozë më ndryshe, e cila fotografohet pranë një tavoline duke luajtur shah.
Nga reagimet e shumta, edhe Blerim Destanit i ka rënë në sy ky imazh, i cili i ka kërkuar duel Dafinës. Ndërkaq, edhe ditë më parë aktori e përuroi atë për këngën e re.
“Kur?” ka komentuar aktori, duke lënë të nënkuptohet se ai po e thërret këngëtaren të luajnë së bashku. “Kallxom ti mu”, ishte përgjigjja e Dafinës, e cila është shprehur e gatshme të ndeshet në shah me Blerimin.