Fjorentina e “Big Brother” shfaqet pranë të dashurit të ri në Sarandë

Diel, 19 August 2018 17:03

Fjorentina Halili, grimierja nga Tirana, që u bë e famshme për tipin e saj të veçantë në “Big Brother” ka postuar një foto në Instagram, që lë shumë vend për aludime. Ajo pozon pranë një Dj shumë simpatik, që njihet si Mr.Rodolf, foto që i ka vendosur si diçiturë një zemër. Kaq ka mjaftuar dhe kanë vërshuar urimet e miqve, duke e kuptuar këtë postim të Fjorit si një lajm për ndryshimin e statusit të saj, nga single në një lidhje.

“Sa shkoni”, “Të dy yje”, “Si zemra të dy”, “Sa mirë, na bëhet qejfi për ty”, “I dashuri zemër, yll të dy”, “Jeni shumë të mirë”, etj., janë disa komente, që miqtë i kanë bërë Fjorentinës poshtë fotos. Ajo nuk ka preferuar t’u përgjigjet atyre, duke e lënë një mister këtë foto, ku pozon kaq afër në Sarandë me DJ-in, i cili ndodhej për të luajtur muzikë në një nga club-et verore të qytetit bregdetar.

Miqtë kanë kujtuar se Fjorentina po pushon me DJ-in, ndërkohë që e kanë komplimentuar pa fund për shijen e saj për meshkujt. Edhe pse nuk është shumë i njohur në publik, Rodolf i diplomuar si ekonomist ka një karrierë aktive si muzikant. Ai njihet si një djalë shumë i pashëm dhe që bie lehtësisht në sy. Vjeshtën e vitit që lamë pas, Fjorentina njoftoi ndjekësit se sapo kishte nisur punë në televizionin “Top Channel” si grimierja e re e imazheve të këtij televizioni.

Në lidhje me jetën e saj, ajo kohët e fundit u rikthye në vëmendjen e publikut, pasi rrëfeu në emisionin e pasdites jetën e saj të re, pas ndarjes nga djali simpatik nga Tirana, që e njohu në audicione. Sa i takon asaj që ka ndodhur në “Big Brother”, Fiorentina u shpreh se: “Çfarë ka pasur atje brenda e kam lënë atje, miqësia që ruaj akoma me konkurrentët janë me Sidritën dhe Elsamedin, kur takohemi nuk bëjmë muhabet “Big Brother”-i. Pyetjes se kujt prej personazheve në “Big Brother” nuk do t’u fliste kurrë në rrugë, Fiorentina u shpreh. “Partneres do t’i flas, por atij kurrë, Lupçes”!/panoramaplus

Login to post comments