Kur të gjithë morën vesh se aktorja me origjinë shqiptare Eliza Dushku është në lidhje me miliarderin Peter Palandjan, shumëkush priti dasmë të madhe e ultra luksoze.
Por çifti në fjalë kurorëzuan dashurinë pas gati dy vitesh lidhje në një ceremoni mjaft modeste.
Eliza nuk e ka shfaqur shpesh personin, që i mori zemrën, por kanë qenë tabloidet në Amerikë ato që i kanë hedhur më shumë dritë identitetit të tij.
Palandjan është një biznesmen multi-miliarder, i cili merret me prona të patundshme. Vetëm një prej kompanive të tij, Intercontinental Real Estate Corporation ka vlerë prej gjashtë miliardë dollarësh, trefishi i buxhetit vjetor të Kosovës.
Bashkëshorti i Elizës është 16 vite më i madh në moshë se aktorja dhe ka origjinë nga Armenia, vend nga i cili familja e tij u zhvendos për një jetë më të mirë në SHBA, dekada më parë.