Prej kohësh është përfolur në media se Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë bashkë.
Ata si çift duket se funksionojnë mirë, përveçse si koleg të cilët i lidh muzika. Genci është shumë i dhënë pas Enit. Qëndrimi në Shqipëri në kohën më të madhe tregon se biondja sy kaltër i ka rrëmbyer zemrën reperit kosovar.
Eni më parë nuk ka qenë kaq shumë e angazhuar sa është tani nëpër koncerte nëpër vende të ndryshme, dhe kjo po arrihet falë Gencit. Ndryshe ata sollën edhe disa bashkëpunime, gjithashtu reperi u përkujdes nga studio e tij edhe për disa këngë për Enin.
Genci dhe Eni edhe pse janë përfolur dhe janë zënë mat shpesh herë, ata sillen sikur nuk është duke ndodhur asgjë rreth tyre dhe vazhdojnë shijojnë lidhjen e tyre nëpër vende të ndryshme.
Edhe ky fakt tregon se ata përfundimisht janë bashkë, është Budva destinacioni i tyre i fundit që kanë vizituar. Të dy kanë postuar foto nga i njëjti vend, çka vërteton fjalët se ata të dy janë në një lidhje.