Të behësh prind është lumturi dhe njëkohësisht përgjegjësi e madhe, të ndryshon si njëri dhe të jep një kuptim tjetër në jetë ardhja e fëmijës në këtë botë.
Prandaj edhe për Miriamin ka ndryshuar çdo gjë, ajo me lindjen e Amelisë u shmang edhe nga muzika vetëm e vetëm për t’i dhënë përkushtimin dhe kohën më të madhe vajzës.
Albani dhe Miriami u bekuan me Amelin, asaj ju kushtua edhe një këngë e bukur ku doli një bashkëpunim tejet frymëzues dhe aq emocional.
Këngëtarja sot ka ndarë edhe një emocion tjetër me të gjithë ju, për Amelin është një ditë interesante sepse do jetë krejtësisht në një ambient tjetër nga ai i shtëpisë dhe përreth do ketë miq të shumtë të moshës së saj.
Dita e parë e kopshtit kështu u prit nga të dyja nënë e bijë ‘Dita jone e pare ne Kopsht👼
Emocionet e mia nisen shume dite e jave me pare nderkohe qe Ameli sot ishte totalisht e relaksuar dhe u lumtura pa mase😁😍
Fillim te mbare te gjithe femijeve❤️’.