Është ndër biznesmenët më të suksesshëm shqiptarë, për të cilin sot është një ditë e veçantë.
Ndër biznesmenët i cili po vazhdon të nderohet me shumë çmime, i cili me krenari tregon se është shqiptar në çdo hap që bën, sot feston 64 vjetorin.
I lindur në Bozovcë të Tetovës, ka arritur suksese me vlera shumë të mëdha, e njëkohësisht është edhe mbështetës i iniciativave që synojnë “Ballkanin Perëndimor”.
Me rastin e kësaj dite të veçantë për të, ka marrë urime të shumta nga miq e të afërm, por fjalët më emocionuese vijnë nga djali i tij Blerimi, i cili është ndër aktorët më të përfolur.
“Babai dhe Miku im me i mire. Gezuar ditëlindjen Baba edhe 100 , shendet e lumturi!” .
Dhe vërtetë se prindi është miku më i mirë, e që raporti i dyshes është një shembull pozitiv, ku sot edhe Blerimi ndjek hapat e suksesit ashtu sikurse veproi babai i tij, Lazim Destani.