Ata janë konsideruar si ndër çiftet më të lezetshme në estradën shqiptare.
Edhe pse për shumë njerëz ka tingëlluar e papritur, Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra ka kohë që kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre.
Përveç mbrëmjeve muzikore që realizonin së bashku, ata vazhdimisht kanë publikuar edhe imazhe të lezetshme.
Duke u lavdëruar dhe komplimentuar shumë, ata konsideroheshin si ndër çiftet më romantike.
Por tani siç duket gjërat kanë ndryshuar! As Seldi e as Mimoza nuk kanë më në llogaritë e tyre personale në Instagram fotografi së bashku.
E që dikur kanë mahnitur me imazhet romantike nga pushimet e shumta, sot ata i kanë fshirë të gjitha ato. Ata publikojnë vetëm foto ku janë vetëm.
A do të thotë kjo se ata nuk janë më bashkë? Na mbetet të presim…