Këngëtarja shqiptare ka arritur edhe një tjetër sukses ndërkombëtar.
Këtë herë duke u kurorëzuar me çmimin ‘Miss Celebrity Bumbum’, bashkë me yllin e muzikës pop, Harry Styles.
Në bazë të një votimi online ajo është zgjedhur si femra më e bukur e vitit sipas brazilianëve e Harry si mashkulli më i bukur.
Këngëtarja shqiptare ka lënë pas vetes Kim Kardashian, Nicki Minaj dhe Pippa Middleton, të cilat kishin më pak vota se ajo.
Ndërsa Harry la prapa Hugh Jackman, Justin Bieber dhe portierin e Liverpoolit, Alisson Becker. Cristiano Ronaldon e dërgoi në vendin e dytë ndërsa mund të duket e pabesueshme,por mbeti i treti.
Organizatorët e “Miss Bumbum” thanë se një trofe i veçantë i “Mister and Miss Bumbum” është rezervuar për dyshen fituese, Harry Styles dhe Dua Lipa.