Moderatorja e njohur Roza Lati është padyshim një ndër më të komentuarat nga mediat rozë.
E suksesshme në punën që e bën me shumë përkushtim, ajo qëndron edhe aktive në rrjete sociale.
Një imazh që ka publikuar së fundmi ka qenë ai i cili u diskutua shumë pasi Roza duket krejtësisht ndryshe nga që jemi mësuar ta shohim.
Faktikisht nëse nuk do ishte e publikuar në pikërisht Instagramin e saj, publiku nuk do ta njihte. Me pamjen e re duket edhe provokative.

 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





