×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Historia e trishtë e modeles amerikane që humbi njërën këmbë për shkak të një tamponi

E mërkurë, 05 September 2018 19:52

Historia e trishtë e Lauren Wasser zë fill në vitin jo shumë të largët 2012, vit i cili do të ndryshonte katërcipërisht jetën e saj. Ishte data 3 tetor, kur pas një shëtitjeje me mikeshat e saj, modelja kaliforniane u thye në shtëpi dhe vendosi të përdorte një tampon absorbues të brendshëm siç bënte zakonisht gjatë menstruacioneve. 24-vjeçarja u shtri menjëherë për të fjetur pasi një rritjeje të menjëhershme të temperaturës për t’u zgjuar pas dy ditësh në spital me një këmbë të prerë. Sipas mjekëve, ajo rrezikoi të humbte jetën si pasojë e një sëmundjeje të rrallë të quajtur sindroma e shokut toksik.

 Sindroma e thokut toksik është një gjendje e rrallë gjatë së cilës përdorimi i tamponëve shumë absorbues shkakton rritjen disproporcionale të baktereve zakonisht të pranishme në vaginë. Këto baktere prodhojnë një substancë toksike e cila mund të shkaktojë një goditje të rëndë. Për këtë arsye, është e këshillueshme që tamponët të hiqen pas 4-6 orë përdorimi, dhe gjatë natës të përdoren peceta higjienike. Por, Lauren nuk u dorëzua dhe nuk hoqi kurrë dorë nga modelingu.

Ajo iu rikthye pasarelave gjatë verë-vjeshtës të vitit 2013, por kësaj here me një risi në trupin e saj..një protezë ngjyrë ari. Krahas pasionit për modelingun, Lauren është e përfshirë në fushata sensibilizuese rreth përdorimit të tamponëve e pecetave higjienike. Por, beteja për Lauren vazhdon akoma. Në një intervistë të dhënë së fundmi për ''Daily Mail'', ajo pohon se mjekët do t'i duhet t'i presin edhe këmbën tjeteër si pasojë e përhapjes së infeksionit. ''Nuk mund të bëj dot asgjë, kam shumë dhimbje dhe nuk mund të duroj dot më'', -shprehet ajo. 

SHËNIM: Nëse vagina gjatë heqjes së tamponit është e thatë, ose tamponi hiqet me vështirësi, atëherë të jeni të sigurta që ai ka forcë më të madhe thithëse se sa ju duhet juve. Në qoftë se vini re cilëndo qoftë nga këto simptoma, duhet menjëherë të hiqni menjëherë tamponin dhe,  të paraqiteni tek mjeku nëse keni dhimbje.

model2 3

Modifikuar më E mërkurë, 05 September 2018 19:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...