×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Cardi B nuk pendohet që sulmoi Nicki Minaj

E mërkurë, 12 September 2018 17:29

Cardi B nuk ka asnjë lloj pendimi për sulmin ndaj Nicki Minaj.

Reperja Cardi B ndjen zero “pendim” për sulmin ndaj Nicki Minaj në javën e modës në New York.

Ajo besohet se ka vrapuar drejt Minaj dhe e ka hedhur një këpucë në drejtim të saj.

Cardi u largua nga ndërtesa me siguri me një shenjë në ballë.

Burime të afërta me Cardin për TMZ kanë zbuluar se ajo po mbronte vetëm vajzën e saj pasi Nicki ka folur keq për familjen e saj dhe se do ta hidhte sërish këpucën në drejtim të saj nëse do të ishte e nevojshme.

Gjatë një emisioni në radio, Nicki mohoi se ajo ka folur keq për vajzën e Cardit.

Sidoqoftë, Cardi e quan këtë një gjerpur dhe një gënjeshtër të kulluar të Nickit

“Kurrë nuk do të flisja për fëmiun e dikujt tjetër ose të të qenurit prindër i dikujt tjetër. Është çmenduri për mua që njerëzit gjithmonë duan të bëhen të këqinj”, u shpreh Nicki.

Nicki po ashtu ka thënë se Cardi ka nevojë për intervenim pasi që po vuan nga depresioni. As kjo besohet se nuk u mirëprit nga Cardi, që thotë se Nicki i nxit njerëzit të bëhen të egër.

Cardi nuk po zbrapset dhe as Nicki. Gjatë episodit të së hënës të Queen Radio, Nicki e ka riquajtur incidentin si vrastar dhe kërcënoi rivalen e saj.

“Nëse vë duart mbi njerëz të caktuar, atëherë do të vdesësh. Nuk jam lavirja në strip klub dhe nuk jam lavirja në reality shou”, u shpreh Nicki.

Login to post comments