×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Njihuni me 3 ‘zonjat e rënda’ të horoskopit

Tuesday, 18 September 2018 14:00

Burrat duan të bëjnë fëmijë me to.

Thonë se meshkujve u pëlqejnë bjondet, martohen me brunet, por vazhdojnë të ëndërrojnë për kokëkuqet. Në të vërtetë, meshkujt fshehurazi apo pa vetëdije, tërhiqen nga karakteristikat e thella të përcaktuara nga yjet tek një femër dhe kjo shpeshherë i bën ata të sillen në përputhje me rrethanat.

Janë tre shenja, të cilat shfaqin një zonjëllëk dhe një seriozitet të tillë, saqë meshkujt i duan për lidhje afatgjata, madje të përjetshme. Nëse edhe ata janë në atë pjesë të jetës, zakonisht martohen. Nëse nuk janë, në përgjithësi ndahen fare.

Cilat janë pra këto tre “të rëndat” e zodiakut, të cilat i bëjnë meshkujt t’i shohin si bashkëshorte?

Peshorja

Gruaja që nuk mjaftohet me asgjë veç majave, si në punë ashtu edhe në lidhje. E njeh veten dhe di se çfarë meriton. Stili saj i rangut të lartë nuk i lë hapësirë një burri ta shohë si rastësore. Gruaja peshore është një bashkëshorte dhe nënë e mirë. Nuk është tepër mbrojtëse, por i mëson fëmijëve vlerat që e shquajnë atë. Burri i saj e vlerëson, e respekton dhe ajo ja kthen dyfish.

Gaforrja

Kjo femër e ndjeshme dhe e brishtë, e cila bën të preket çdo mashkull me zemër të madhe. Për shkak se kjo vajzë bie në dashuri dhe jep gjithçka, u frymëzon meshkujve ndjenjën dhe zellin për t’u bërë më të mirë dhe për ta vendosur dashurinë në vendin e parë të jetës së tyre. Ajo e përkëdhel shumë për partnerin e saj, kujdeset për të, e merr atë me të mira dhe kjo është mënyra për ta bërë atë ta dëshirojë gjithë jetën pranë vetes.

Virgjëresha

Pika më e fortë e Virgjëreshës, e cila vlen edhe për meshkujt është logjika. I bën ballë gjithçkaje me qetësi dhe nuk i ngrihen nervat për gjëra të kota, diçka kjo, të cilën meshkujt e vlerësojnë shumë, pasi pak a shumë, ashtu janë edhe ata vetë. Me Virgjëreshën ata diskutojnë për problemet e tyre, gjejnë një aleate dhe një shoqe jete, e cila do i kuptojë ata dhe do të merret me problemet, ashtu siç duhet: me maturi dhe efikasitet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Sport

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se...

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

Politikë

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

    Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë...