Këngëtarja Elhaida Dani ka disa muaj që nuk ka sjellë asnjë projekt të ri muzikor në tregun shqiptar. Por mesa duket ajo ka qenë duke punuar për këngën e re me të cilën tashmë synon edhe tregun ndërkombëtar.
Ka qenë vetë këngëtarja ajo që ka zbuluar nëpërmjet një postimi në “Instagram” se shumë shpejt do të sjellë një bashkëpunim. Në video shfaqet ajo së bashku me këngëtarin e famshëm kanadez Nathanel teksa po përgatisin bashkëpunim e tyre.
“Kjo tregon që tashmë bota është kaq e vogël … Nga Kanadaja në Australi krijuam një këngë që e dua shumë dhe mezi pres t’jua tregoj! Ja një paradhënie të këtij dueti që do të publikohet në tetor” – shkruan Elhaida.