Ditë e veçantë për “Sarpin” Aktori i njohur turk, Çağatay Ulusoy, i cili me rolin e “Sarpit” nga seriali “Içerde” apo “I infiltruari” sot feston ditëlindjen e 28-të.
“Sarpi” është model dhe aktor i njohur, i cili është lindur në Stamboll më 23 shtator të vitit 1990. Ulusoy për publikun u bë i njohur në vitin 2010 ku ai kishte fituar si modeli më i mirë në Turqi. Karriera e tij kishte filluar në vitin 2011 me karakterin e “Emir Sarrafoğlu” në serialin popullor televiziv “Adini Feriha Koydum”, ku ky serial kishte thyer shumë rekorde brenda dhe jashtë Turqisë.
Në vitin 2013, “Sarpi” kishte filluar një epokë të re ku së bashku me aktoren, Serenay Sarikaya, të cilët kishin luajtur në serialin ”Medcezir”, serial ky i cili aktorit i kishte sjellur shumë përfitime, duke e bërë (edhe pse shumë i ri në moshë), një ndër aktorët më të mirë në Turqi.
Përkrah talentit rreth akrimit, ai njihet edhe si një këngëtar shumë i mirë, i cili di t’i bie kitares, pianos dhe jo vetëm. Ai njihet me shume per bashkepunimet me Serenay Sarikaya ku me te njohurat jane ”Ah bu ben”, ” Beni Benimle Bırak Giderken”, ”Dünyayı Durduran Şarkı”, ”Medcezir”, ”Kuyruklu Yıldız” etj.