Selena Gomez ka folur për miken e saj më të mirë Taylor Swift.
Këngëtarja hyri të shtunën live në Instagram për t’i thënë disa fjalë për të.
‘Si është Taylor?’, e pyeti dikush Selenën.
‘Taylor është e mrekullueshme. Unë e dua atë. Ajo është e mahnitshme. Sot bisedova me të. Ajo është fjalë për fjalë si motra ime e madhe. Unë i tregoj çdo gjë, është kaq e mençur, më frikëson kjo gjë’.
Selena dhe Taylor janë shoqe për më shumë se 12 vjet, kur Taylor ishte në lidhje me Joe Jonas ndërkaq Selena me Nick Jonas.