Capital T është në mesin e artistëve më të pëlqyer të estradës.
Ai është goxha aktiv në rrjete sociale, në të cilat poston imazhe nga përditshmëria.
Mëngjesin e sotëm, reperi e nisi me një fotografi nga shtrati, ku shihet i mbuluar me çarçaf, ndërsa la një mbishkrim.
“Unë dua vetëm shtratin dhe nënën time, më falni”, ka shkruar Capital T mbi imazhin në shtrat.
Për ndryshe, singli “O Ma” është projekti i fundit nga reperi, kurse tani priten projekte të reja pas verës.