Ylli i pop-it suedez ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes fal bukurisë që zotëron.
Dhe së fundmi, Zara Larrson shkëlqeu me një veshje të guximshme, në darkën e bamirësisë ‘amfAR’ gjatë javës së modës në Milano, Itali.
Këngëtarja 20-vjeçare la pak për imagjinatën fal fustanit transparent që zbulonte format trupore të mbuluara nga një material me rreshta të zbukurimeve prej argjendi.
Flokët e saj të bjonde u ndanë në njërën anë, me grim vezullues dhe aksesorë shkëlqyes.