Ai ka bërë vetëm dy gola në 900 ditë, por ka ngjizur tre fëmijë me gra të ndryshme në më pak se gjashtë javë.
Mund të mos jetë duke i ecur mirë në futboll, por kur bie fjala në krevat, duket një talent i vërtetë.
Rasti i Saido Berahino, sulmuesit të ekipit ‘Stoke’ në Angli, ka pushtuar faqet e para të gazetave.
Emri i Berahino shfaqet në certifikatat e lindjes së dy fëmijëve, kurse tek e treta nuk është vendosur akoma. Ka raportime se çështja mund të zgjidhet me gjyq.
Berahino ka shënuar për herë të fundit në gusht të këtij viti. Ai ka luajtur me të rinjtë e Anglisë, por më pas vendosi të luajë për kombëtaren e Burundit.
Berahino kaloi tek ‘Stoke’ në fillim të vitit të shkuar për 12 milione sterlina.
Edhe pse thuhej se është një nga sulmuesit më të talentuar, ai e ka pasur të vështirë të gjejë rrugën e portës. Rrugët e tjera duket se i gjen më lehtë…