×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Hidhet nga ballkoni për t’i shpëtuar përdhunimit… me shtyllë kurrizore të thyer, modelja përfundon në burg

Tuesday, 25 September 2018 12:53

Një modele ruse është burgosur, pasi u hodh nga ballkoni i katit të katër në një hotel në Dubai, ndërsa përpiqej t’i shpëtonte përdhunimit nga shefi i saj.

Edhe pse e reja ka përfunduar me dëmtime shumë serioze, duke thyer shtyllën kurrizore e duke iu nënshtruar dy operacioneve, sërish ka përfunduar në burg.

Kjo pasi, shefi, për të cilin ajo thotë se kishte tentuar ta përdhunonte dhe më pas edhe ta vriste duke e kanosur me thikë, e kishte akuzuar se në fakt ishte ajo e cila e kishte kërcënuar.

“Më erdhën dhe më morën nga spital e më çuan direkt në burg. Unë nuk mund të lëvizja fare, vetëm gishtat, por ata më vunë në një karrocë me rrota dhe më çuan pas hekurave. Unë u hodha nga kati i katërt, sepse shefi im, të cilin e kisha ftuar për një gotë në dhomën time të hotelit, filloj të më ngacmonte duke më prekur tek këmbët, e më pas kur unë vrapova në korridor për t’u larguar, ai nxori një thikë, më kapi prej flokësh dhe më çoi në dhomë”, është shprehur Ekaterina Stetsyuk.

23-vjeçarja pas kërkesës që bëri pranë ambasadës ruse, pas dy javësh arriti që të depërtohej në vendin e saj, ndërsa shefi i saj, u depërtua në Palestinë.

Ajo shprehet se edhe pas gjithë kësaj torture që kaloi, sërish ai mbeti i pandëshkuar.

 

Login to post comments