Tom Cruise e ka sunduar ekranin e vogël prej dekadash tashmë. Është një nga aktorët më të famshëm e më të dashur të Hollivudit, por si baba, lë për të dëshiruar. Prej 5 vjetësh, ylli i “Mission Impossible” nuk ka asnjë kontakt me të bijën 12-vjeçare, Suri, vajza e vetme biologjike e aktorit (Tom ka dhe dy fëmijë të adoptuar me Nicole Kidman).
Cila është arsyeja? Spekulime ka shumë, por revista “Star” pretendon se e ka gjetur arsyen e vërtetë.
Sipas saj, shkaku që Tom është shkëputur nga Suri, është besimi i tij tek Shkencologjia.
Krerët e kishës, thotë “Star”, e kanë ndaluar të shohë fëmijën dhe ai nuk e ka kundërshtuar këtë vendim, ndonëse sipas një personi të afërt, nuk e ka pasur të lehtë ta vërë atë në jetë. Vogëlushja ndërkohë jeton në Nju Jork dhe Los Angeles me të ëmën, Katie Holmes, e cila ka fituar kujdestarinë e plotë të saj.