×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“I msheli hundët se vjen era Tuna”, Tayna tregon marrëdhënien me këngëtaren

Diel, 07 October 2018 11:08

Tayna po cilësohet si fenomeni i kësaj vere.
Këngëtarja bëri famë me këngët “Columbiana” dhe “Shqipe”, ndërsa tani po sjell edhe këngë të reja.

Tayna ishte e ftuar në “Xing”, ku ndër të tjera foli edhe rreth asaj se a u ka bërë ‘diss’ artisteve tjera me projektet e saj.

“I msheli hundët se vjen era Tuna”, thotë një varg nga kënga e saj “Shqipe”, e cila u prit mirë në publik.

Reperja sqaroi që kjo pjesë nuk kishte të bënte fare me Tunën si këngëtare, por me peshkun tuna.

“E kam pasur me peshkun tuna. S’kam çfarë të kem me Tunën, asaj i vjen era mirë me siguri”, ka thënë ajo.

Login to post comments