×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Nga Rita Ora tek Bob Geldof kundër Brexit: Industria mund të humbasë zërin!

Diel, 07 October 2018 14:48

Muzikantët paralajmërojnë se industria ‘mund të humbasë zërin’ pas Brexit.

Bob Geldof, Ed Sheeran dhe Rita Ora janë mes yjeve që i kanë shkruar Theresa May për ta paralajmëruar për ndikimin që ka Brexit, shkruan Sky News.

Rita Ora dhe Ed Sheeran kanë bashkuar forcat për ta paralajmëruar kryeministren e Britanisë, Theresa May që “Brexit” do ta vendosë Britaninë në një “burg të kulturës”.

Bob Geldof po drejton një fushatë për të paralajmëruar ndikimin e Brexit në industrinë e muzikës dhe ka marrë mbështetje nga artistë anembanë vendit.

Geldof tha se dëmtimi nga Brexit është i dyfishtë, së pari nga të ardhurat që gjeneron për këtë vend, që janë 94 miliardë funta dhe arsyeja e dytë është kulturore,  zëri i Britanisë dhe vetë britanikëve është muzika, ka qenë që nga Beatles.

Në letër ndër të tjera thuhet: Imagjinoni Britaninë pa muzikën e saj. Nëse është e vështirë për ne, atëherë është e pamundur për pjesën tjetër të botës. 

Login to post comments