Kylie Jenner po planifikon fëmijën e dytë

Diel, 07 October 2018 21:49

Miliarderja më e re në botë, Kylie Jenner është shumë e afërt me Kendall dhe tre motrat e saj nga nëna.

Kështu që nuk është surprizuese që Kylie Jenner po shpreson të krijojë të njëjtin ambient familjar si ato.

21-vjeçarja ka zbuluar se jo vetëm dëshiron të ketë një fëmijë të dytë, por preferon të jetë vajzë dhe ka filluar të mendojë për emra.

"Dua një fëmijë të dytë por kur më bëhet pyetja them që nuk jam gati. Nuk e di kur do bëhem nënë për herë të dytë. Por, kur të jem shtatzënë do e ndaj lajmin me ju. Kam filluar të mendoj për emra, por nuk kam gjetur ende të duhurën. Definitivisht dua një vajzë tjetër", tha Kylie në Snapchat.

Kujtojmë se ka vetëm pak kohë që është bërë nënë me Stormin dhe duket se mëmësia po i pëlqen shumë.

Modifikuar më Diel, 07 October 2018 21:50
Login to post comments