×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Taylor Swift flet për herë të parë për politikën

Hënë, 08 October 2018 11:58

Taylor Swift ka folur politikisht për herë të parë, duke miratuar publikisht dy demokratë për zgjedhjet e ardhshme afatmesme të SHBA.

28-vjeçarja është shprehur se ngjarjet në “dy vitet e fundit” kanë nënkuptuar se nuk heziton më të ndajë pikëpamjet e saj.

Në një postim në Instagram këngëtarja tha: “Unë gjithmonë do të hedh votën time për atë kandidat që do mbrojë dhe luftojë për të drejtat e njeriut që besoj se ne të gjithë i meritojmë.”

Zgjedhjet afatmesme janë më 6 nëntor.

Taylor do të votojnë në shtetin republikan Tennessee.

“Unë besoj në luftën për të drejtat e LGBT, dhe se çdo formë e diskriminimit në bazë të orientimit seksual apo gjinore është e gabuar,”- tha ajo për 112 milionë ndjekësit e saj. “Unë besoj se racizmi sistemik që ne ende shohim në këtë vend ndaj njerëzve me ngjyrë është i tmerrshëm, i pështirë dhe i përhapur.”

“Do të vazhdoj të mbështes femrat në detyrë por nuk mund të mbështes Marsha Blackburnin. Votimi i saj më tmerron dhe më frikëson,”-shtoi Swift.

Login to post comments