×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kiara Tito në një histori të komplikuar me Butrint Imerin, pse këngëtari nuk e konsideron lidhje

E mërkurë, 17 October 2018 15:27
 

Butrint Imeri është këngëtari i njohur nga Kosova, lëvizja më e vogël e të cilit komentohet shumë nga mediat rozë.

Pas suksesit të këngës “Xhenem”, Butrinti, që nga muaji janar i këtij viti, po komentohet shumë për romancën me prezantuesen nga Tirana, Kiara Titon, të cilën këtë sezon po e shohim në garën e “Dance with me”, si partnerja e ambientalistit, Sazan Guri.

Shkak për lajmet e shumta në media, u bë një foto paparazzi e publikuar, ku Kiara dhe Butrinti pinin kafe në një lokal në Prishtinë. Më pas historia e tyre vazhdoi me shumë lajme, që tregonin konsolidimin e lidhjes, edhe me udhëtime e pushime si çift. Por pak ditë më parë, Butrinti i ftuar në emisionin “NIN” të drejtuar nga Alaudin Hamiti, foli edhe për jetën private, në veçanti për lidhjen shumë të komentuar me moderatoren nga Shqipëria, Kiarën.

Duke qenë se ata janë kapur shpesh nga paparazzi, qoftë në rrugë apo dhe në lokale të ndryshme, Butrinti dha versionin e tij për këtë histori: “Kiarën e kam shoqe, ka kohë që e njoh dhe sa herë shkoj në Tiranë, pi kafe me të. E kjo nuk do të thotë se je në lidhje sepse dhe unë kam nevojë të kem shoqe. Kam raporte shumë të mira, dal me të dhe jemi shumë në rregull”, tha Butrinti.

Por kjo përgjigje nuk është konsideruar aspak e sinqertë nga ndjekësit, të cilët mendojnë se ky është thjesht një këndvështrim ndryshe i Butrintit, në mënyrën si ai e sheh lidhjen me Kiarën. Ky konkluzion ka dalë edhe pas një interviste të tij të mëparshme, që në momentin që u tha se i kishte dedikuar këngën “Bella” Kiarës, ai u shpreh për mediat se kishte lidhje me shumë femra, por ende nuk e kishte gjetur të duhurën për të. E në gjithë këta muaj, kjo histori mes tyre është trajtuar gjithmonë si një “enigmë”. Një herë thuhej që janë bashkë, më pas që janë ndarë, pastaj që s’kanë qenë kurrë bashkë, si dhe që janë thjesht miq të mirë.

Gjatë kësaj periudhe u fol edhe për një ndarje, pasi ata fshinë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe nuk komentoheshin më si më parë. Gjithsesi, kjo “romancë e komplikuar” e Butrintit me Kiarën ka shkuar në favor të famës së tij, pasi vetëm në pak ditë që lançoi projektin e ri “Ma Cherie”, ai arriti mbi 8 milionë klikime.

Login to post comments