×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Këto të famshme u bënë nëna mbi moshën 40 vjeçare

Premte, 19 October 2018 16:20

Lista e 11 grave të famshme Shumë njerëz mund të çuditen se konkluzionet e fundit shkencore tregojnë se mosha më e mirë për të pasur fëmijë, është mes 30 dhe 34 vjeç dhe është mosha ku shëndeti dhe mendja janë të balancuar.

“Bright Side” ka realizuar një listë të 11 grave të famshme që janë bërë nëna në të dyzetat e tyre,

Jennifer Lopez kishte kaluar një periudhë të vështirë, ajo kishte shumë dëshirë të bëhej nënë për një kohë të gjatë, por kjo nuk ndodhi. Ajo kishte provuar firtilizimin in vintro por nuk kishte pasur sukses. Në moshën 38 vjeçare ajo mbeti shtatëzënë dhe tani ka binjakë.

Susan Sarandon , ka tre fëmijë dhe të gjithë i lindi në moshë të shtyer, 39, 42 dhe 45. Kur ishte më e re mjekët i kishin thënë se ajo nuk mund të ketë fëmijë, kështu ajo nuk përdori pilula kundër shtatzënisë për një kohë të gjatë dhe mbeti shtatzënë, edhe dy herë tjera pas herës së parë. Ajo ishte e lumtur që doli më e fort se çdo diagnozë. 

Kelly Peterson, gruaja e aktorit të famshëm Jhon Travolta, mbeti shtatzënë në moshën 47 vjeçare. Ky ishte një bekimi për ta, por fëmija i tyre ndërroi jetë dhe ata kaluan një periudhë shumë të vështirë.

 

Celine Dion, këngëtarja e famshme pati fëmijën e parë në moshën 32 vjeçare, dhe më pas binjakët në moshën 42 vjeçare. Ajo provoi gjashtë herë “firtilizimin in vintro” dhe tha se gjithmonë duhet të ndjehesh se je me fat që je nënë.

Halle Berry, aktorja që nuk njeh moshë. Ajo u bë për herë të parë nënë në moshën 41 vjeçare dhe fëmijën e dytë 47 vjeçare. Kjo ishte një befasi e këndshme për të, sepse ishte në prag të menopauzës.

Kim Basinger, ajo kishte vetëm një vajzë në moshën 41 vjeçare të cilën e quajti “Ireland”. Ajo tani është një modele dhe i janë ofruar disa role për aktrim.

Gwen Stefani , gjithmonë një “rrebele”. Ajo mbeti shtatzënë dy herë , njëherë kur ishte 40 vjeç dhe më vonë 44 vjeç.

Salma Hayek, kishte dashur gjithmonë të ketë fëmijë por nuk ishte e mundur për arsye mjekësore, më vonë në moshën 41 vjeçare ajo pati sukses dhe tani ka një vajzë. Ajo tha se para 10 viteve nuk do kishte mundësi t’i kushtonte kohë aq shumë vajzës së saj, por tani po dhe ajo është e lumtur për këtë fakt.


Madonna, u bë me vajzë në moshën 36 vjeçare, dhe me një djalë në moshën 41 vjeçare. Ajo gjithashtu adaptoi edhe katër fëmijë të tjerë nga Afrika.

 

Mariah Carey, u bë nënë në moshën 41 vjeçare dhe nuk ishte aspak e lehtë për të, fatkeqësisht ajo është e divorcuar me babain e fëmijës së saj Nick Cannon.

 

Monica Belluci, u diagnostifikua se nuk mund të bënte fëmijë por ajo u bë me fëmijë në moshën 39 vjeçare. Ajo ndjehet shumë e lumtur dhe thotë se vajza e saj është gjëja më e bukur që i ka ndodhur ndonjëherë. Mocia u bë edhe me një vajzë në moshën 45 vjeçare por, kjo nuk ishte një periudhë e lehtë për të./21Media

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...