Disa prej tyre kanë të njëjtën pamje pavarësisht rolit që interpretojnë e disa të tjera thuajse nuk dallohen!
Po flasim për ndryshimet në look tek aktoret turke. Në galerinë e mëposhtme, gjeni ndryshimet më të mëdha në pamje të yjeve tanë të preferuar!
Tuba Büyüküstün
Të gjatë, mesatarë dhe të shkurtër: Flokët e aktores së njohur i kanë provuar të gjitha gjatësitë por gjithnjë pa ndryshuar ngjyrën. Tuba mbetet një brune e përjetshme.
Ashtu si Tuba, edhe Berguzar ka bërë të njëjtën gjë me flokët e saj. Ajo ka luajtur me gjatësinë e tyre por pa ndryshuar ngjyrën. Aktorja i preu së fundmi flokët e saj të cilët i jepnin pamjen e një vajze klasike. Tashmë, flokët e Korel janë të shkurtër dhe kaçurrela.
Burcu Biricik
Burcu Biricik, aktorja e njohur e “Flakë pasioni”, prej kohësh, ruan të njëjtën gjatësi të flokëve të saj. Megjithatë, nuk mund të themi të njëjtën gjë për ngjyrën. Ajo është një herë bionde, e një herë brune.
Meryem Uzerli
Mund të jetë aktorja turke që ka eksperimentuar më shumë me pamjen e saj. Gjithmonë duke luajtuar me ngjyrat, Uzerli është gjithnjë në ndryshim!
Açelya Topaloğlu, aktorja e njohur e “Pavarësisht dashurisë” pëlqen shumë të eksperimentojë me pamjen e saj. Herë më flokë të gjatë e herë të shkurtër, bionde apo flokëkuqe, ajo nuk ngurron asnjëherë të ndryshojë.