×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

U gjet në hotel me një vajzë tjetër, historia e trazuar e dashurisë së Stresit me Keisin dhe si do jetë fati i lidhjes

Saturday, 20 October 2018 14:02

Arrestimi para tri ditësh në një dhomë hoteli në Linzë i reperit Arkimed Lushaj, i njohur në muzikë si Stresi, ishte ndër lajmet më të bujshme të këtyre ditëve.

I dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe të trafikimit të lëndëve narkotike, Policia sqaroi në njoftimin zyrtar se bashkë me këngëtarin në momentin e arrestimit ishte prezent edhe një vajzë 20- vjeçare, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Stresi nuk ka shumë kohë që ka zyrtarizuar me fejesë lidhjen e tij katërvjeçare me të dashurën e tij nga Tirana, por që ndjek studimet e larta në Toronto të Kanadasë, Keisi Bezhanin. Ndërkohë që të gjithë prisnin që Keisi t’i jepte duart, pasi brenda arrestimit flitej për një tradhti, që për më tepër bëhet publike, ajo, mesa duket, e ka marrë me sportivitet këtë fakt.

Gjatë ditës së premte (dje) ajo ka reaguar në rrjetet sociale, për herë të parë pas arrestimit të të fejuarit të saj. Keisi publikoi një foto para pasqyrës, ku fokusonte unazën në gishtin e martesës, duke përcjellë kështu mesazhin se asgjë s’ka ndryshuar mes tyre dhe se e mbështet partnerin e saj.

Ndërsa komentuesit e kanë “bombarduar” me pyetje të tipit; Çfarë ka ndodhur mes jush, a do ia falësh tradhtinë, e pyetje të tjera, të cilave ajo s’iu ka dhënë përgjigje, duke preferuar të qëndrojë diskrete me fjalë, por të flasë më foto. Nga ana tjetër, nëna e tij, Shpresa Lushaj, e ka konsideruar arrestimin e të birit “hakmarrje 24 orëshe”, të bërë për arsye politike.

Por duket se këtë moment të vështirë po e mbështet edhe vjehrra, Klara Bezhani, e cila mban ende në profilin e saj foto të Stresit me të bijën, gjatë darkave me çiftin në Tiranë. Ndërkohë, vendimi i Gjykatës së Tiranës ka lënë në qelitë e paraburgimit Stresin, të cilit iu dha masa e sigurisë “arrest me burg” për armëmbajtje pa leje.

Nga shqyrtimi rezultoi se përgjimet, që u përdorën si provë ndaj Stresit, kryheshin nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për llogari të të ashtuquajturit grupi i Bajrit në Shkodër, ku Stresi, gjatë një komunikimi telefonik, është shprehur se “atë e hodha, sapo pashë që erdhën të zinjtë”. Sipas Prokurorisë, Stresi në këtë bisedë i referohet pistoletës, që Policia gjeti në një lokal pranë gjimnazit “Partizani” në korrik të këtij viti, nga ku Stresi ishte larguar sapo kishte parë policët.

Ndërkohë, avokati i tij ka kundërshtuar të dyja rastet, duke pretenduar se Policia në asnjë rast nuk i ka gjetur pistoletë në trup klientit të tij. Madje, për arrestimin e fundit, avokati ka shfrytëzuar pamjet e publikuara nga Policia, jo vetëm duke i cilësuar të paligjshme, por edhe si provë në favor të klientit të tij.

Avokati Marash Ibraj tha: “Mediat kanë transmetuar pamjet e arrestimit të klientit tim thuajse nudo. Atëherë, unë pyes se ku e ka pasur armën klienti im, pasi armëmbajtja pa leje nënkupton të ta gjejnë armën ty. Ai ishte lakuriq”. Masa e arrestit pritet të ankimohet nga avokati i Arkimed Lushajt brenda afatit të parashikuar në ligj, ndërkohë gjithë pyetja që fansat ngrejnë është, a do ia falë tradhtinë e fejuara me një vajzë po aq sa mosha e saj?

Modifikuar më Saturday, 20 October 2018 17:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...