×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Gazetarja shqiptare bën rrëfimin prekës për luftën e nënës së saj kundër kancerit të gjirit

Hënë, 22 October 2018 13:10

Kanceri i gjirit është kryefjala e këtij muaji! Historitë sensibilizuese, ato të rrëfyera përmes historish personale apo në intervista e studio televizive të ndryshme, janë gjithnjë të vlefshme si një dëshmi e gjallë e personave që e kanë kaluar në lëkurë këtë sëmundje të vështirë, ose si provë suksesi e atyre që i kanë mbijetuar asaj.

Ka qenë gazetarja dhe moderatorja e njohur Fiori Dardha, ajo që ka ndarë me të gjithë sot copëza nga historia e mamasë së saj, duke dhënë një shembull të pastër të kapërcimit të kancerit të gjirit, pikërisht vetëm për faktin se sëmundja u pikas në fazat e hershme.

"Kam parë shumë postime në këtë muaj ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit. Kisha vendosur të mos e përmendja fare këtë dreq sëmundjeje, sepse më duket sikur, po e përmende, ajo e mallkuar kujtohet për ty, për familjen tënde. Kam humbur një person shumë të shtrenjtë nga kanceri i gjirit dhe sikur të mos mjaftonte, m'u desh te përballesha sërish me të kur sëmundja preku mamin tim. Por, sot dua të them vetëm diçka: Mami im e mposhti sëmundjen, vetëm sepse e konstatoi në një fazë të hershme. Kur zbulohet që në fazat e para, kanceri i gjirit është plotësisht i kurueshëm! Më besoni! Sot, kur shoh mamin tim, falënderoj Zotin dhe mbi të gjitha mjekët që sugjeruan kontrollin për të, pavarësisht se nuk kishte asnjë simptomë të sëmundjes. Mos neglizhoni! Me këtë sëmundje nuk bëhet shaka! P.S: Për mjekët dhe stafin e shërbimit onkologjik: mirënjohja ime për ju është e pamatë! Jeni heronj të vërtetë", shkruan Fiori në postimin e saj.

Dhe bashkë me detajet dhe historinë e rrëfyer, ajo sapo na dha të gjithëve një mesazh të fortë dhe sensibilizues: nëse e konstatoni herët kancerin e gjirit, kjo sëmundje është plotësisht e shërueshme!

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...