×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rita Ora tjetërsohet për ‘Halloween’, performon si ‘mashkull’ në koncert

Saturday, 27 October 2018 10:31

Me rastin e afrimit të festës së ‘Halloween’-it, shumë prej figurave publike kanë filluar të ndryshojnë pamjen e tyre, duke tentuar të duken ndryshe dhe ‘të frikshëm’.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe këngëtarja shqiptare me fame botërore, Rita Ora, në koncertin e saj të fundit.

Së fundmi, ajo ka mbajtur një koncert gjigant në stadiumin e madhe “Wembley”, të Londrës, ku ka performuar para mijëra fansave hitet e saj më të mëdha.

Ndryshe nga herët tjera, Rita mbrëmjen e së premtes u shfaq e veshur si mashkull, me flokë të shkurtra, dhe mjekër të improvizuar.

Me këtë pamje, ajo u mundua t’i ngjasojë tërësisht reperit Post Malone, i cili është edhe një nga kolegët më të mirë të Ritës, me të cilin ajo ruan raporte shumë miqësore.

Gjatë gjithë mbrëmjes, Rita ka performuar me këtë paraqitje, ndërsa edhe fansat kanë ngelur mjaft të habitur, duke u krijuar gjithmonë përshtypja sikur po këndon një mashkull para tyre, dhe jo Rita.

Ndërkohë, këngëtarja shqiptare ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi nga koncerti në Instagram, ku ka bërë shumë për të qeshur me dukjen e saj.

Përndryshe, ajo po vazhdon tpo vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj të fundit “Let you love me”, teksa albumi i saj i plotë “Phoenix”, do të publikohet më 23 nëntor.

Image
auto q51540622649
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...