Si u shpërfytyrua modelja pas ndërhyrjes estetike në fytyrë

Premte, 02 November 2018 10:04

Në ditët tona, ndërhyrjet plastike janë bërë një gjë e zakontë (sidomos për ato të cilave ua lejon xhepi). Por rëndësia e gjetjes së një kirurgu profesionist e të përgjegjshëm është shumë e madhe, sepse risku ekziston gjithmonë, dhe dalin herë pas herë në dritë raste si ai i modeles italiane Cristina Guidetti që tregojnë sa e rëndësishme është të bëhet zgjedhja e duhur. Dimrin e vitit 2012, modelja (kryesisht e kremrave të fytyrës), asokohe 39 vjece vendosi t`i nënshtrohej një procedure me lazer, e cila duhet të ndreqtë vetëm disa probleme të vogla. Supozohej se ishte dicka e vogël dhe e thjeshtë, por nuk ndodhi ashtu: Massimo Rambotti e shfytyroi për të gjithë jetën, duke i shkaktuar në lëkurë dëme të pakthyeshme.

GuidettiGuidetti

Login to post comments