Bruno ka ditëlindjen, Klajdi Haruni: Me fat që të kam

Premte, 02 November 2018 11:21

Ditën e sotme këngëtari i ‘ThreeDots’ Bruno, feston ditëlindjen e tij. Urimet janë të shumta për të në këtë ditë, por më speciali duhet të jetë ai i mikut dhe bashkëpunëtorit të tij, Klajdi Haruni. Ata janë prej vitesh miq dhe tashmë e konsiderojnë njëri-tjetrin si vëllezër dhe sigurisht urimet dalin nga zemra.

“Edhe 100 vjeç vëllai im qofsh i lumtur çdo ditë të jetës tënde, plot shëndet e sukses të faltë Zoti çdo të mirë siç e ke zemrën, me fat që të kam”, – ka shkruar Klajdi në fotografinë ku shihet pranë Brunos.  Kujtojmë se pak muaj më parë, Bruno dhe Klajdi publikuan këngën e tyre ‘Mbase’ që rezultoi një sukses i vërtetë.

Screenshot 3

Login to post comments