×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Nuk përbën më lajm/ Bleona në listën e artisteve më të zhveshura në tapetin e kuq

Diel, 04 November 2018 13:22

Bleona Qereti sërish komentohet për zhveshjen në eventet prestigjioze të industrisë së muzikës.

Bleona Qereti është futur në listën e artisteve me paraqitjet më të zhveshura në tapetin e kuq të të gjitha kohërave.

Në listën e përgatitur nga “Elle” me 16 paraqitjet më të zhveshura në tapetin e kuq, Bleona përshkruhet kështu “Këngëtarja shqiptare u shfaq pothuajse nudo, duke veshur fustanin e tejdukshëm në American Music Awards”.

Rihanna është e para në këtë listë me paraqitjen e saj në “CFDA Awards” në vitin 2014, pas saj është Jennifer Lopez me fustanin e markës “Versace”, të cilin e veshi në vitin 2000.

Në vendin e tretë vjen Beyonce me fustanin që e kishte veshur në “Met Gala” në vitin 2015, me të cilin nuk i linte vend imagjinatës.

Përveç tyre në këtë listë janë edhe Irina Shayk, Bella Hadid, Rose McGowan, Emily Ratajkowski, Kate Moss, Cher, Kylie Jenner, Kim Kardashian, Miley Cyrus, Amber Rose, Ashley Graham dhe Alessandra Ambrosio.

 
Login to post comments