Falenderoni ish të dashurit si Ariana Grande

E mërkurë, 07 November 2018 11:32

Jemi në 2018-n, vitin e të gabuarit dhe të nxënit, vitin e vuajtjes dhe mposhtjes. Dhe kush na bën të mendojmë se kemi gabuar e kemi vuajtur? Fiks, ish të dashurit. Kështu që, le të nxëmë ç’mundemi dhe t’i falenderojmë, si Ariana Grande.

Ariana publikoi “thank u, next”, gjysmë ore para se Pete Davidson, ish i fejuari, të dilte në skenën e Saturday Night Live. Që në hyrje, ajo falenderon Pete dhe ish të dashurit e tjerë para tij, përfshirë Mac Miller, që u nda nga jeta këtë vit.

“Mendoja se do të përfundoja me Sean/Por s’ishim për njëri-tjetrin/Shkrova ca këngë për Ricky-n/Tani i dëgjoj dhe qesh/Madje desh u martova/Dhe Pete-i i jam shumë mirënjohëse/Sikur të mund ta falenderoja Malcolm/Sepse ishte një engjëll.’

Meqë jemi këtu, një historik i shkurtër i jetës romantike të Ariana Grande-s. Ariana dhe Big Sean u lidhën në 2015-n dhe qëndruan rreth tetë muaj bashkë. Aludohet se i dhanë fund sepse ishin të zënë dhe s’u dilte koha të rrinin bashkë.

 640 0 5be01f741b678

Ariana dhe Ricky Alvarez, ish kërcimtar i saji. Dolën bashkë për një vit e pak muaj dhe gjatë kësaj peridhe, ajo i dedikoi këngët “Moonlight” dhe “True Love”. Edhe pas ndarjes, gjërat mes tyre ishin mirë, pasi Ricky kërceu për Ariana-n në turneun Dangerous Woman, në 2017-n.

 640 0 5be01f7366bd7

Ariana dhe Mac Miller, lidhja e saj më e gjatë, rreth dy vite. Mac i qëndroi pranë pas bombardimit të koncertit në Manchester dhe ishte ende me të kur ajo iu rikthye muzikës. Ata u ndanë në maj të këtij viti, pasi Mac ishte i varur nga alkooli. Ai u nda nga jeta në shtator të këtij viti, si pasojë e një mbidoze.

 640 0 5be01f7675fb0

Ariana dhe Pete Davidson u lidhën krejt papritur dhe u fejuan thuajse menjëherë. Pasi bënë një mori tatuazhesh për njëri-tjetri, u shpërngulën bashkë dhe adoptuan një derrkuc, u ndanë... shkaqet nuk dihen ende sepse siç tha Pete këtë të shtunë, “s’është punë për ne. Ndonjëherë gjërat nuk funksionojnë. Ajo është e mrekullueshme, e fortë dhe i uroj me gjithë zemër të jetë e lumtur[...]”

 640 0 5be01f75cee5d

Pasi përmend gjithë ish-at, Ariana i falenderon për çfarë i mësuan në jetë.

“Njëri më mësoi dashurinë/Njëri më mësoi durimin/Njëri më mësoi dhimbjen/Dhe tani jam kaq fantastike/Kam dashuruar dhe kam humbur/Por unë s’shoh këtë/Shiko çfarë kam/Shiko çfarë më mësove/Dhe për këtë të them/Faleminderit, tjetri/Faleminderit, tjetri/ Faleminderit, tjetri/I jam kaq mirënjohëse ishit tim.”

Ç’mesazh frymëzues! Falenderojini ishat tuaj. Pa ata, nuk do të ishit njeriu që jeni sot, nuk do të kishit mësuar ç’dini, nuk do të kishit kuptuar ç’cilësi kërkoni te njeriu që doni në krah. Faleminderit, tjetri.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...