×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Chiara Ferragni tregon gardërobën dhe brenda saj mungon një markë luksoze, pse?

E mërkurë, 07 November 2018 18:51

Një nga fashion blogeret më të famshme në botë, Chiara Ferragni na tregon gardërobën e saj. Në fakt siç mund ta shikoni edhe nga videot, gardëroba e saj është një dhomë, pasi vetëm një dollap nuk mund të zinte veshjet, aksesorët dhe çdo gjë tjetër që Chiara përdor jo vetëm në përditshmëri. Është e dukshme se ka shumë rroba, por gardëroba e saj është estetike dhe Chiara tregon në video se cilat marka mbizotrojnë brenda saj, pra cilat janë të preferuar e Chiara-s. Nga video që ajo ka publikuar në Instagram, kuptojmë se Chanel dhe Louis Vuitton janë me “shumicë” në gardërobën e saj. Mirëpo, ajo çfarë vëmë re është se në dollapët e saj mungon një markë tjetër luksoze. Për Dolce Gabbana-n mesa duket nuk ka vend në gardërobën e italianes. Pse?

Pas dasmës së Chiara-s me Fedez në Siçili, stilisti Gabbana komentoi fustanin e nusërisë së Chiara-s i cili ishte realizuar nga Dior. Gabbana-s iu duk “i lirë” ky fustan dhe nuk hezitoi për ta shprehur hapur mendimin e tij. Mesa duket kaq ka mjaftuar që Chiara të mos e reklamojë më këtë markë dhe veshjet që mund të ketë nga Dolce Gabbana ajo nuk i shfaq më në video.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...