×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bebe Rexha superseksi në shoun e Victoria's Secret

Premte, 09 November 2018 13:51

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur sfilata e shumëpritur e “Victoria’s Secret”. Në këtë event ishin të pranishme edhe dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha.

Në një nga pasarelat më të famshme të vitit, dy vajzat shqiptare shkëlqyen me veshjet e tyre ekstravagante dhe mjaft seksi.

Rita dhe Bebe u shfaqen mahnitëse si në tapetin e kuq ashtu edhe në pasarelë me performancat e tyre.

Gjatë performancës së saj, Rita Ora kishte zgjedhur të vishej me një “body” të zi dhe çizme mbi gju të mbushura me temina. Look-u i saj përmirësohej me flokët e gjatë platin që i kishte zgjatur dhe një kapelë e modelit ‘beret’.

Ndërkohë Bebe Rexha kishte zgjedhur një kostum neon në ngjyrë rozë për të performuar në sfilatën e “Victoria’s Secret”. 29-vjeçarja dukej si një flamendo në skenë teksa performonte “I’m a mess”, e veshur me çizmet mbi gju, “body” dhe pelerinë.

Për Beben një moment vërtet i papërshtatshëm ishte kur u përkul në skenë duke treguar pjesën intime dhe veshjen e parehatshme.

Image
Image
Image
Login to post comments