×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vajza e Manjola Nallbanit na paska fshehur një surprizë tjetër të madhe, e zbulon këngëtarja

E mërkurë, 14 November 2018 14:18

Sindi Tona nuk është si të gjitha bashkëmoshataret e saj adoleshente. Vajza e këngëtares së njohur Manjola Nallbani, edhe pse vetëm 14-vjeçare, noton në ujëra të tjera, të cilat, me siguri në të ardhmen do ta çojnë edhe më lart, shumë më lart.

Sindi është një adoleshente e pasionuar pas librit, jo vetëm ndaj leximit, por sidomos ndaj shkrimit. I pëlqen të rrëfejë histori që, më shumë se gjithçka tjetër të bukur, japin mesazhe sociale, gjithëpërfshirëse, për shoqërinë tonë dhe atë jashtë saj, në mënyrë që, e ardhmja e Sindit dhe e të gjithë fëmijëve anekënd globit, në një kohë shumë të shkurtër, të ushqehet me të tjera vlera.

Vetëm 12-vjeçare, Sindi botoi librin e saj të parë. Duket e vëshirë për ta besuar që brenda dy vjetëve, po prezanton një libër tjetër, por nëse mendon se rrënjët e familjes i ka të thella në art, mendohesh edhe nje herë dhe nuk të duket më aq e pamundur.

Nesër, në Panairin e Librit, bashkë me një numër të pafundëm librash që mund të ndeshni, do të gjeni pranë tendës së shtëpisë botuese “Dudaj” edhe librin e dytë të Sindit, “Njësoj të ndryshëm”, i cili vjen vetëm dy vite pas “Lundrimi përmes detit të kaltër”, të cilin Sindi ua dhuroi njerëzve të saj më të dashur.

Tani që e bija prezantohet për herë të dytë në një profil të cilin e ka pasion e me siguri do ta ushqejë, Manjola Nallbani, s'mund të ishte më krenare.

Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja shkruan: “Njësoj të ndryshëm” nga Sindi Tona. Ky është libri më i çmuar për mua, sepse është shkruar nga Jeta ime Sindushi. Jam e lumtur dhe krenare që në moshën 14-vjeçare, ajo jo vetëm shkruan librin e dytë, po dhe për faktin që nuk trajton një temë të zakonshme dashurie, po lidhjen mes një vajze të bardhë e një djali me ngjyrë. Libri është dashuria ime e madhe dhe shkrimtarët e vërtetë, nga njerëzit që admiroj më shumë. Ndihem shuuumë e lumtur që ti ke këtë pasion për librin, që sot të jep ty vlera mendore e njerëzore e në të ardhmen ti do t’ua transmetosh lexuesve të tu. Të uroj sukses shpirti, thesari im e u bëfsh shkrimtare e madhe! Nesër në Panairin e Librit, Nga botimet “Dudaj”

Cila nënë nuk do të ndihej krenare me një vajzë si Sindi?

Login to post comments