Klaudia Pepa zbulon imazhe nga skena e "Kënga Magjike"

Premte, 23 November 2018 11:28

"Kënga Magjike" mban këtë vit edicionin e 20 dhe së shpejti nisin netët finale në Pallatin e Koncerteve. 
Siç është bërë e ditur këtë vit krah Ardit Gjebreas do të prezantojnë Bora Zemani dhe Klaudia Pepa.

 Balerina e cila prej kohësh jeton në Itali në një lidhje telefonike pak ditë më parë u shpreh se do vijë me 12 balerinë meshkuj profesionistë nga Mediaset.

Ndërsa sot Klaudia zbuloi sesi do jetë skena e "Këngës Magjike". Ajo ka postuar një video në Instastory ku shihet duke filmuar skenën që duket futuristike dhe shkruan se është shumë e emocionuar dhe po punohet fortë.

-640-0-5bf7303564068.jpg-640-0-5bf73036aefe8.jpg

Modifikuar më Premte, 23 November 2018 13:38
Login to post comments