Nicki Minaj ka konfirmuar lidhjen më të re me Kenneth ‘Zoo’ Petty, përmes një fotoje në Instagram, ku duken shumë të dashuruar.
Por fansat e reperes nuk po dimë më ç’të mendojnë pasi partneri i ri i Nicki-t ka një të kaluar kriminale. Ai jo vetëm që është baba i 5 fëmijëve, por është akuzuar nga drejtësia e New Your-ut për përdhunim.
Në foton e publikuar në Instagram, Kenneth shihet duke kapur nga të pasmet reperen, ndërsa në një video të publikuar më pas, ai falënderon të gjithë fansat e reperes që e kanë uruar atë për ditëlindje.
Kenneth u dënua në vitin 1995 për tentivë përdhunimi të një vajze 16-vjeçare, kur ishte rreth 20 vjeç dhe u arrestua. Aktualisht, ai është një ish-i dënuar me dosje kriminale.
Nuk e dimë nëse Nicki Minaj e ka seriozisht me Kenneth, ose ai është thjesht një tjetër mashkull në listën e saj.