Reperi me origjinë shqiptare, GASHI ka gati një këngë me reperin kosovar Ledri Vula. Megjithëse fansat kanë pritur që “That’s mine” të publikohet këtë vit, megjithatë Ledri ka zgjedhur të publikojë së pari këngën e tij me Taynan.
Kështu ka treguar vetë GASHI, i pyetur pse ende nuk është publikuar kënga e shumëpritur.
Pyetjes së një fansi GASHI i është përgjigjur: “Ledri më tha se ka një këngë më të mirë me një vajzë kështu që unë kam pritur edhe pak për këngën time.. Gjithçka është mirë, po vijnë gjëra të mira në 2019”.
Vajza në fjalë është reperja Tayna, me të cilën Ledri sapo ka publikuar bashkëpunimin, e që e ka zgjedhur para këngës me reperin nga Amerika. ‘Aje’ nga Tayna dhe Ledri është pëlqyer shumë dhe ka arritur të bëhet menjëherë një hit i madh në muzikën shqiptare, duke u dëgjuar gjithandej.
Duket se Ledri ka pasur të drejtë!