Marrëdhënia e Dukeshës Meghan Markle me familjarët e saj është vënë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Këtë herë ka qenë motra, që i ka dërguar një kartolinë Meghanit, ku i kërkon t’i japë fund krizës familjare.
Samantha i kërkon Dukeshës ta bëjë të lumtur babain në vitet e fundit të jetës së tij. “E dashur Meg, kjo kartolinë nuk supozohet të jetë formale. Pushimet janë koha që i përkushtohet familjes. Siç ti e di, babi gjithnjë është përpjekur të jetë në kontakt me ty dhe është shumë i lënduar sepse ti vazhdon ta shmangësh. Jeta është e shkurtër dhe ti e di që babai është i mrekullueshëm. Të lutem jepi atij pak lumturi në vitet e fundit të jetës duke i treguar se e do. Koha është tani. Të lutem, mendohu,”- shkruhet në kartolinën e publikuar nga vetë Sam.