I ftuar në “Ora News” në emisionin “Late Night Show”, aktori i humorit Florian Binaj zbuloi fobinë e tij. Nuk do të na kishte shkuar mendja se Flori i paska fobi bamjet.
“Nëse ka një gjë të shpifur për mua në jetë, janë bamjet. Që kur isha i vogël, i shihja dhe thoja, bishta krokodili. Ma bëjnë lëkurën mornica-mornica. Ato mund të jenë shumë të mira. Po mu sulën 3 vetë mund të duroj, por po më dhe edhe pjeshkë me lesh në dorë…”
Flori i paska tmerr bamjet dhe pjeshkat me push dhe me siguri nuk është i vetmi.