Adam Levine dhe Behati, dashuria nga emaili

Hënë, 14 Janar 2019 18:54

Në një intervistë për “Porter Edit” Behati Prinsloo ndau me publikun mënyrën sesi ishte njohur me Adam. Modelja e Victoria’s Secret u shpreh se Adam ishte në kërkim të një modeleje për një nga vidioklipet e tij. Një mikeshë e tyre e përbashkët i kishte sugjeruar Behatin. “Duhet patjeter ta takosh atë, është pikërisht ajo që ty të duhet për videoklipin.” Kështu që Adam më dërgoi një email duke më pyetur nëse mund ta bëja. Patjetër që përfundova duke mos marrë pjesë në videoklipin e tij por ne vazhduam t’i dërgonim emaile njëri-tjetrit. Ishte diçka që vinte shumë natyralisht, dhe kështu u dashuruam nëpërmjet një emaili.

Login to post comments