Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, ka ditur gjithmonë si të na bëj të ndihemi krenarë me të. Ajo nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën e saj nga Kosova.
Dua ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqet e vogël, një fëmijë i ëmbël i cili rri pranë motrës së vogël dhe e përkëdhel duke folur shqip.
“Unë jam Dua, Dua Lipa.Kjo është mami dhe kjo është motra jeme.Ka sy, ka shumë flokë” Ajo prezanton veten në fillim, pasaj anëtarët e tjerë të familjes me një shqipe mjaft të rrjedhshme.
Dua shkruan krah videos: “Duke folur shqip dhe duke bërë pak “show” përpara kameras me Rina Lipa. Kush mund ta kuptojë çfarë kam thënë? Më mungon pak familja sot”
Dua Lipa përveç Rinës, motrës së saj të vogël ka edhe një vëlla më të vogël të quajtur Gjin