Vesa Luma publikon videon e rrallë, dedikimi prekës për të babain që nuk jeton

Tuesday, 15 Janar 2019 21:33

ëngëtarja nga Kosova, Vesa Luma është ndër artistet më të pëlqyera dhe më të ndjekura në rrjetet sociale.

Vesa ka shpërndarë një video të 23 viteve më parë, kur babai i saj ishte gjallë krah së cilës shprehet se është mjaft nostalgjike.

Këngëtarja ka bërë një dedikim prekës për babain e saj të ndjerë, i cili ka regjistruar videon teksa këndonte Vesa.

Këngëtarja shkruan krahas videos:

“23 vite më parë, viti 1996. Sa shumë kujtime nga kënga ime e parë. Një nga videot e rralla ku jam bashkë me babin, i cili duket teksa më shikon me vëmendje lart në skenë. Që atëherë kishim dëshirë të eksperimentonim duke futur në këngë pak ‘hip hop’ për të qenë në hap me kohën. E më e forta janë lulet që kam në dorë, kanë qenë një ndjesi mjaft e bukur. Më mungon babi”.

 

Modifikuar më Tuesday, 15 Janar 2019 22:21

Video

https://www.instagram.com/p/BsqL-z2F4-p/?utm_source=ig_web_copy_link
Login to post comments