Rihanna padit babanë e saj në gjykatë

E mërkurë, 16 Janar 2019 12:40

Këngëtarja e famshme Rihanna ka paditur babain e saj Ronald Fenty, me pretendimin se ka përdorur emrin e familjes për të marketuar biznesin e tij. Ajo  po merr masa ligjore ndaj babait dhe një ortakut të tij pasi mendon që të dy ata e kanë shfrytëzuar për sipërmarren e tyre të quajtur: “Fenty Entertainment”.

Fenty Entertainment është një kompani që fokusohet në kultivimin e talenteve të reja dhe zhvillimin e platformave televizive dhe mediave për nxitjen e zhvillimit të markës. Pavarësisht se nuk ka autoritet të veprojë në emër të vajzës së tij, për Ronald thuhet se e ka “rezervuar” Rihanna-n në një turne prej 15 milion dollarësh në Amerikën Latine dhe dy koncerte, në Qendrën “Staples” në Los Angeles dhe “T-Mobile Arena” në Las Vegas për 400,000 dollarë.

Rihanna kërkon të rikuperojë dëmet nga babai i saj dhe një urdhër ndërhyrjeje për biznesin e tij, i krijuar në vitin 2017. 30 vjeçarja nga Barbados, ka një biznes të sajin me emrin “Fenty Beauty”, që prodhon produkte kozmetike.

Edhe pse Rihanna po merr masa ligjore kundër babait të saj, të dy i mbajnë kontaktet me njëri-tjetrin. Ata janë parë në nëntor së bashku, teksa festuan ditëlindjen e gjyshit nga nëna.

Login to post comments