Sarah Jessica Parker rikthen karakterin e filmit “Sex and the City”, në reklamën e birrës më të famshme “Stella Artois”.
Nuk është hera e parë që Sarah merr pjesë në një spot për pije alkolike, ajo gjithashtu ka marr pjesë edhe për pijen e famshme “Martini”.
Personazhi i Carrie Bradshaw i luajtur nga Sarah Jessicca Parker në Sex and the City rikthehet në reklamën e birrës Stella Artois, e cila ka qëllim humanitar në fushatën e saj për sa i përket krizës globale në mungesën e ujit të pijshëm.
Në fakt, për secilën Stella Artois që do të shitet, prodhuesi belg do të kujdeset që një person në vendet në zhvillim të ketë qasje në ujin e pijshëm.
Në reklamë, krahas Carriet, paraqitet edhe Jeff Bridges në rolin e Dude nga filmi “The Big Lebowski”.
Dude dhe Bradshaw janë ikona të kulturës pop. Edhe pse ka kohë që karakteret nuk janë pjesë e ekraneve, kompania belge është e bindur se edhe gjeneratat e reja në ditët e sotme vazhdojnë t’i shikojnë.