Si Kim Kardashian, dy operacionet e reja plastike që po kërkojnë femrat shqiptare

Hënë, 18 February 2019 09:39

Bel i hollë e fundshpinë tërheqëse, këto janë dy nga trendet për të cilat kohët e fundit kërkohet ndërhyrje plastike.

Por sipas kirurgut plastik Panajot Papa, nuk mbeten prapa as kërkesat për operacion të hundës,  zmadhim të gjoksit si dhe fryrje të buzëve.

Panajot Papa, kirurg plastik: Në Shqipëri të gjithë kërkojnë operacion të hundës. Dhe pa patur probleme thonë dua të bëj hundën se e pashë në Instagram. Por ajo është hunda e dikujt tjetër, me një baba dhe mama tjetër. Kush nuk ka probleme nuk duhet të bëjë operacione.

 

Për femrat që kërkojnë ndërhyrje të gjirit, kirurgu plastik ka disa këshilla.

Panajot Papa,kirurg plastik : Nuk duhet të bëhet operacion të gjoksit i shtypur nga dikush. Se kemi pasur raste që i ka shtyrë i dashuri. Nëse një femër ka ndërmend të bëj një lindje të mos e bëj operacionin, por duhet ta bëj pas lindjes. Pas modifikohet trupi. Gjërat e ekzagjeruara kthehen kundër dhe te pacienti dhe te mjeku.

Mjeku u bën apel vajzave që para së ti nënshtrohen një ndërhyrje apo injektimi në trup duhet të marrin informacionin e duhur dhe të mos shkojnë nëpër qendra estetike.

Panajot Papa,kirurg plastik: Vajza kanë ardhur që kanë injektuar produkte nëpër parukerira dhe kanë ardhur të ënjtura.

Alarmante në Shqipëri është edhe cilësia e këtyre produkteve. Nëpër qendra të pa specializuara injektohet silikon i lëngshëm, i cili është i ndaluar, pasi shkakton  dëmtime të parikuperueshme.

Panajot Papa,kirurg plastik: Silikoni i lëngshëm është ndaluar përdorimi që në 1998, pasi mund  të ketë probleme. Aktualisht janë në moshat 30 vjeçare, para 10 vitesh kur shin 18-20 vjeç. i janë nënshtruar këtyre injeksioneve nëpër qendra. Po fatkeqësisht nuk janë të riparueshme.

Kërkesat për ndërhyrje estetike ka edhe nga meshkujt.

Panajot Papa,kirurg plastik: Kryesisht kërkojnë mbjellje të  flokëve, heqja e dhjami.

Por cilat janë arsyet përse gratë dhe vajzat bëjnë ndërhyrje të tilla sipas psikologëve?

Brunilda Laboviti, Pedagogë në psikologji: Në aspektin psikologjik lidhet me kompeksin e inferioritetit. që të pëlqehen dhe nga vetja dhe nga të tjerët. Femrat fillojnë dhe përshtaten me dëshirat që kanë meshkujt dhe jo ajo çfarë ato duan.

Sipas saj kjo është edhe një tregues i mbarë shoqërisë. Ku ne nuk po vlerësojmë vlerat por falsitetet.

“Nuk është sinjal pozitiv. Janë përhapur në një masë shumë të gjerë, dhe në pjesë të trupit kanë marrë modele të egzagjeruara dhe jo estetike. Sepse mendohet se jo lloj forme perfeksioniste e pamjes së jashtme. Jemi fokusuar së jashtim në shoqëri dhe jot e vlerat e një individi”.

Klan Plus

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...