Deri dje në banesë me qira, sot dominon muzikën

Hënë, 18 February 2019 11:58

Suksesi i padiskutuar i këngëtares së famshme me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendjen e “The Sun”. Në një artikull të sa gazeta britanike  shkruan se ylli i muzikës pop e ka botën në dorë pasi është bërë artistja më e nominuar në Brits Aëards për të dytin vit radhazi.

Ajo po ashtu fitoi dy çmime Grammy të dielën e kaluar, është shpallur artistja më e dëgjuar e vitit 2018, ndërsa të premten u bë me figurë dylli në Madame Tussauds të Londrës.

Por prestigjiozja “The Sun” kujton se ndërsa 23 vjeçarja ishte duke shkruar dhe realizuar muzikën e saj jetonte me familjen e saj në një banesë modeste në Londër.

“The Sun on Sunday” ka kontaktuar me miqtë e këngëtares dhe ish-fqinjët e saj për të biseduar lidhur me rrugëtimin e jashtëzakonshëm të vajzës së refugjatëve nga Kosova drejt famës.

Fama e të cilës padyshim se do të rritet pas ceremonisë së Brit Awards që zhvillohet të mërkurën. Siç thuhet në artikull, shoqja e Duas që prej fëmijërisë, Zana Veseli,  thotë se fama nuk e ka ndryshuar këngëtaren e bukur.

“Dua është personi i njëjtë që ka qenë gjithmonë. Gjatë gjithë jetës ka dashur të bëhet yll i muzikës pop. Është e mrekullueshme që po fiton aq shumë çmime”.

Fqinja 55-vjeçare, Ana Antunes, ka treguar se e kishte parë Duan duke u kthyer në apartamentin me 3 dhoma pas aktiviteteve të ndryshme.

Më tej, “The Sun” tregon për largimin e familjes së Duas nga Kosova në vitin 1992, si pasojë e shtypjes së popullatës shqiptare nga regjimi serb, si edhe për gjyshin e saj, Seit Lipa (që ka vdekur në vitin 1999), i cili ka qenë kreu i Institutit të Historisë, refuzimin e tij për t’i rishkruar librat e historisë dhe largimin nga puna.

“Ishte një periudhë shumë e frikshme. I mbyllën të gjitha shkollat dhe mediat. Secili akademik ishte shënjestër. Njerëzit zhdukeshin. Familja ishte në rrezik. Ata duhej të iknin”, citohet të ketë thënë kompozitori dhe miku i familjes, Florent Boshnjaku.

Dua Lipa lindi në vitin 1995, tre vite pasi prindërit e saj kërkuan azil në Mbretërinë e Bashkuar dhe u vendosën në kryeqytetin britanik.

Prindërit e saj punonin nëpër kafene dhe bare, ndërsa në mbrëmje, babai i saj shkonte në kurse biznesi, derisa nëna e këngëtares mësonte për udhëtime dhe turizëm.

Kur Dua ishte 11 vjeçe (2006) dhe lufta në Kosovë kishte kohë që kishte mbaruar, familja e saj u kthye në shtëpi. Mirëpo, katër vite më pas, këngëtarja u kthye në Londër për të jetuar me një shoqe. Krahas shkollës së mesme, në fundjavë ajo shkonte në një shkollë teatri.

“Akoma më kujtohet kur më tha se do të kthehej në Londër. Më tha se donte të shkojë në shkollë dhe të punonte si modele. Nuk besoja se mund të qëndronte më shumë se një muaj, ishte akoma një vajzë e vogël…”, ka treguar shoqja e saj, Zana.

Por, Dua ishte e përkushtuar, e talentuar dhe fokus kryesor e kishte muzikën. “Kur shkonim për pushime në Mal të Zi, këndonim me furçat e flokëve. Këndonte aq shumë, saqë më duhej t’i kërkoja të ndalej”, ka thënë më tej shoqja e saj.

Familja e Duas u kthye në Londër në vitin 2012 dhe ajo u vendos me ta në banesën në West Hampstead, e cila ishte shtëpia e tyre deri në mars të vitit të kaluar. Ajo dhe familja e saj tash kanë një shtëpi luksoze në Kilburn të Londrës Veriore.

Ishte viti 2015 kur një producent e kishte dëgjuar në YouTube versionin e Duas të këngës “Cocoa Butter Kisses” nga Chance The Rapper dhe më pas ajo nënshkroi për Warner Music Group.

Dy vite më pas u lansua albumi i saj i parë (“Dua Lipa”) dhe u përfshi në shumë top-lista me këngët e suksesshme, si “Be The One” dhe “New Rules” që u rendit e para. Në vitin e kaluar, ajo u kurorëzua si artistja britanike më e mirë solo dhe zbulimi i vitit në Brit Awards.

Hitet më të vonshme, “One Kiss” me Calvin Harris dhe “IDGAF” janë nominuar për këngën më të mirë britanike dhe videon më të mirë për ceremoninë e të mërkurës (20 shkurt).

Në vitin 2017, ajo kishte përfituar 2.3 milionë euro, për dallim nga viti 2015 kur kishte përfituar vetëm 12.570 euro.

Këngët që po shndërrohen në hite, dukja e zjarrtë dhe pamja emblemë prej një zeshkaneje, i kanë ndihmuar që krijojë një bazë të fuqishme të fansave, ndërkohë që është në lidhje me modelin dhe shefin e kuzhinës, 32-vjeçarin Isaac Carew.

“Jam shumë krenare për gjithçka që ka arritur pa ndryshuar aspak. Ndihem krenare që e quaj shoqja ime më e mirë”, ka shtuar Zana.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...