Luana Vjollca vjen bombastike edhe në postimin më të fundit.
Luana po shijon pushimet në Maldive.
E këto ditë bukuroshja nuk po ndalon së publikuari pamje nga vendi magjik ku ka zgjedhur të relaksohet pas projekteve të shumta qe ka bërë, shkruan Gazeta Express.
Luana këtë herë ka postuar një video ku shihet vetëm në të brendshme të kuqe, ndërsa duket se po bëhet gati për dush.
Ajo tregon trupin fantastik ndërsa dhuron puthje duke i uruar 'Mirëmëngjes' ndjekësve të saj.
Megjithëse nuk kanë konfirmuar asnjëri, Luana ka shkuar në këto pushime me të dashurin e saj, biznesmenin kosovar Krenar Çoçaj.Kështu, ylli i televizionit po kalon ditë të bukura në pushimet, siç thotë ajo, më se të merituara./Gazeta Express/